“Sali nuk je më opozita, por je pengesa që opozita të vijë në pushtet”

“Sali nuk je më opozita, por je pengesa që opozita të vijë në pushtet”

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me thirrjet e protestuesve që kërkojnë largimin e Sali Berishës. Në një postim në rrjete sociale, Salianji i thotë Sali Berishës të dëgjojë protestuesit në Bulevard sepse ai nuk është më opozita, por pengesa që opozita të vijë në pushtet. Postimi i Salianjit: Sali nuk je më opozita por je pengesa që opozita të vijë në pushtet! Sali Berisha duhet të dëgjojë thirrjet e shoqërisë për largimin e tij dhe t’i hapë rrugë rotacionit. Ai është kambaleci që e mban Ramën në qeveri, pavarësisht se thuajse 70% e qytetarëve janë kundër tij. Ka 7 muaj që demokratët, në takimet e mia, kanë mbushur sallat dhe sheshet duke kërkuar largimin e Berishës, por ai e ka marrë peng...