Sali Berishës i hidhet spray, ndihet keq nga sytë dhe frymëmarrja/ Rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës
Sali Berisha ka braktisur protestën e opozitës, pasi është ndjerë keq nga spray që i është hedhur në sy. Fillimisht kreu i PD u rrethua nga truprojat, pasi pati probleme me sytë dhe frymëmarrjen, më pas u largua drejt banesës. Gazetarja e Top Channel Elda Menga raporton se kryedemokrati ndodhet poshtë banesës së tij, së bashku me disa mbështetës. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv