Sali Berisha zbulon datën, ja kur do mbahet protesta e radhës nga opozita

Sali Berisha zbulon datën, ja kur do mbahet protesta e radhës nga opozita

Më 20 shkurt opozita do të protestojë sërish kundër qeverisë dhe Belinda Ballukut. Lajmin e bëri të ditur, kreu i PD-së, Sali Berisha nga selia blu. Kjo datë është zgjedhur edhe në mënyrë simbolike, pasi më 20 shkurt 1991 në Shqipëri u rrëzua edhe busti i diktatorit Enver Hoxha. Kjo datë – tha Sali Berisha- do të jetë dita e fitores së Partisë Demokratike. “Më datën 20 shkurt është dita jonë, dita e fitores. Nderim të gjithë protestuesve. Fitore”, tha Berisha.