Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Sali Berisha: Rama dhe Lubia po shkatërrojnë provat! Ramaduro kërkon të mbrojë baxhanakun e florinjtë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe zv/kryeministren Belinda Balluku, për shkatërrim dhe manipulim provash me qëllim bllokimin e proceseve gjyqësore. Gjatë një konference për mediat nga selia blu, Berisha thotë se po ndërmerret një veprimtari e organizuar për asgjësimin dhe falsifikimin e dokumenteve, që sipas tij lidhen me afera të rënda korruptive dhe përfitime financiare në sektorin e infrastrukturës dhe prokurimeve shtetërore. “Në epiqendrën e krimit të organizuar në Shqipëri, në Ballkan dhe në Europë, ndërtesën e Ramaduros, makineria e manipulimit, shkatërrimit, asgjësimit, falsifikimit të dokumenteve punon me tre turne. Lubi Balluku dhe Edi Rama kanë mobilizuar grupe të tëra me të cilat shkatërrojnë, falsifikojnë, manipulojnë dokumente si në dikasteret dhe agjencitë në varësi të Lubisë, ashtu dhe në...