Saga e degradimit/ Pas rrugëve, rrezikojnë të shemben edhe urat!
Qytetarët që dëshirojnë të udhëtojnë nga kryeqyteti apo nga Kosova drejt veriut të Shqipërisë duhet të kalojnë përmes Urës së Matit për t’u lidhur me qytete si Lezha dhe Shkodra. Por përpara se të hysh në këtë urë, është e pamundur të mos vëresh malin e lartë të rërës dhe gurëve në lavatriçet industriale të inerteve pranë saj, që materialin e parë e marin nga shtrati i lumit Mat. Pasojat? Ura ka pësuar dëmtime dhe rrezikon qytetarët që e përdorin si një nga nyjet e vetme lidhëse. Ura e Matit është më e gjata në veri të vendit. E ndërtuar më shumë se dy deklada më parë, sot ajo po amortizohet dhe po shkatërrohet, njësoj si urat e tjera mbi lumin Mat dhe degët e tij,...
Burimi:
syri.net