“Saga e çuditshme në Shqipëri”/ Gazeta franceze: Shqipëria kafkiane, Diella e Ramës do mbetet pa fytyrë
Shqipëria kafkiane: Aktorja, fytyra e së cilës u përdor për “ministren e inteligjencës artificiale”, ndërmerr veprime ligjore. Anila Bisha po i bën thirrje qeverisë të pezullojë shfrytëzimin e identitetit dhe të dhënave të saj personale, dhe është e shqetësuar për patentat që janë paraqitur për imazhin dhe zërin e saj. Vazhdon saga e çuditshme e ministres shqiptare të krijuar nga inteligjenca artificiale. Aktorja, fytyra e së cilës u përdor për të personifikuar Diellën, këtë IA të emëruar ministre e Prokurimeve Publike në vitin 2025, njoftoi të mërkurën më 11 shkurt se i është drejtuar Gjykatës Administrative për të kërkuar pezullimin e përdorimit të imazhit të saj. Anila Bisha, shumë e njohur në Shqipëri, kishte nënshkruar me qeverinë një kontratë që i lejonte këtij të fundit...
Burimi:
sot.com.al