Sa bashki do të ketë harta e re? Mazniku: Vizioni ynë është cilësia e shërbimit dhe jo numri i bashkive!

Sa bashki do të ketë harta e re? Mazniku: Vizioni ynë është cilësia e shërbimit dhe jo numri i bashkive!

Arbjan Mazniku, bashkëkryetar i mazhorancës për Reformën Administrativo-Territoriale, ka qenë i ftuar në Top Story përballë gazetarëve, për të shojeguar se çfarë do të ndodhë realisht me këtë proces dhe cili është qëllimi që tenton të arrijë reforma e re. Ai theksoi se rëndësi ka procesi, pasi proceset e mira, prodhojnë produkte të mira. Gjatë diskutimeve në panelin me gazetarët përballë, Mazniku vuri theksin se reforma territoriale nuk duhet parë si një proces që ka në qendër hartën apo numrin e bashkive, por si një reformë që synon mbi të gjitha përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Sipas argumentit të ngritur, pyetja kryesore nuk është “sa bashki do të ketë Shqipëria”, por “si mund të ofrohen shërbime më të mira, më të aksesueshme dhe më efikase”.Vetëm...