‘S’ mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm
Votimi me 82 vota në Kuvend nuk ishte një surprizë, por një lëvizje e pritshme nga një kryeministër që tashmë nuk po luan për fatin e bashkëpunëtorëve të tij, por për mbijetesën e vet. Edit’h Harxhi Anëtare e Kryesisë së PD ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit 'Kafe Shqeto' në Syri tv, ku tha se “kjo situatë politike nuk ka arritur ende koston e saj finale për kryeministrin Edi Rama, i cili pritet të përballet me pasoja edhe më të rënda”. “Ai tashmë nuk luan për Belinda Ballukun, ai luan për veten e tij,” u shpreh Harxhi gjate bisedës me moderatorin Flavio Qarri. Sipas anëtares së kryesisë së PD, “një nga arsyet kryesore pas vendosmërisë së Ramës për të çuar përpara këtë betejë të...
Burimi:
syri.net