Rusia mënjanë ndërsa Lindja e Mesme në flakë/ Eksperti nga Moska: Lojë e dyfishtë e Kremlinit

Rusia mënjanë ndërsa Lindja e Mesme në flakë/ Eksperti nga Moska: Lojë e dyfishtë e Kremlinit

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar në mënyrë dramatike pas goditjeve të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit, të cilat u pasuan nga një kundërpërgjigje e ashpër dhe e vazhdueshme nga Teherani. Ndërsa rajoni është përfshirë nga flakët, vëmendja ndërkombëtare kthehet nga Moska, ku qëndrimi i Kremlinit mbetet një ekuacion kompleks mes aleancave strategjike dhe interesave pragmatike. I ftuar në SYRI TV me Arnold Karriqin, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Misha Pumo u shpreh se ndërhyrja ushtarake amerikano-izraelite, megjithëse e pritur për shkak të grumbullimit të trupave në rajon, ka pasur rezultate të përziera. Gjithashtu Pumo theksoi se Teherani ka shpallur "xhihad" dhe ka lëshuar sulme jo vetëm ndaj Izraelit, por edhe ndaj objektivave në Emirate, Dubai dhe Katar, duke treguar se rreziku i...