Rusia e “Gjyshit”!

Rusia e “Gjyshit”!

Deri në fillim të vitit 2022, elita politike dhe ekonomike e Rusisë e shihte Vladimir Putinin si një strateg gjakftohtë, një udhëheqës racional që garantonte stabilitetin dhe pasurinë e tyre. Ai njihej me respekt me nofkën “Shefi”. Mirëpo, sot, imazhi i tij brenda mureve të Kremlinit ka pësuar një rënie drastike, duke u shndërruar nga një figurë autoritare në një objekt talljeje në biseda private. Sipas ekonomistes ruse Alexandra Prokopenko, në një intervistë të fundit për mediat gjermane, shtresa e lartë dhe manjatët e biznesit e perceptojnë tashmë atë si një autokrat të plakur dhe të shkëputur plotësisht nga realiteti. Në bisedat e tyre sekrete, respekti i dikurshëm është zëvendësuar nga cinizmi. Nofka e re që po qarkullon me shpejtësi në korridoret e pushtetit është “Ded”...