Rrugët nuk ndërtohen me gurë lumi

Rrugët nuk ndërtohen me gurë lumi

Nga Gjergj Erebara Pothuajse njëzet e dy shekuj më parë, një romak me prejardhje plebeje dha një urdhër që i dha famë shumë më të madhe se sa kishte ai vetë, gjësë që ai bëri. Dihen shumë pak gjëra mbi Gaj Egnatin, njeriun, përveç faktit që ishte guvernator i provincës së Maqedonisë, por dihet ku e ku më shumë për rrugën Egnatia që ai urdhëroi të ndërtohej. Rruga që niste në Durrës dhe në Apolloni të Shqipërisë dhe zgjatej deri në Bizant, kishte për synim të krijonte një lidhje të shkurtër dhe më pak të rrezikshme se sa lidhja detare mes Romës dhe provincës së saj të sapopushtuar, Maqedonisë. Si të gjitha rrugët romake, Egnatia u ndërtua me shtresa guri të thyer të vendosur në...