Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja, vendime të Këshillit të Ministrave
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot në 27 shkurt disa vendime të rëndësishme. Kështu, janë miratuar shtesat në pagë për punonjësit në shkollat dhe universitetet e vendit. Gjithashtu, u miratuan dhe shtesat mbi pagat e ushtarakëve në Republikën e Shqipërisë. Shtesat në pagë për këto dy kategori kanë efekt nga fillimi i këtij viti, 2026. Gjithashtu, Skerdi Tushi është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit. Është liruar kësisoj nga detyra Insidor Rexhepi, që mbante postin e drejtorit në këtë institucion. “Skerdi Tushi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit. Insidor Rexhepi, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, lirohet nga kjo detyrë”, thuhet në njoftim. Këshilli i Ministrave miratoi disa vendime për disa ndryshime: – Në vendimin nr.425, datë...
Burimi:
javanews.al