“Rritje ekonomike me 3.8%”! Ibrahimaj: Ja kush janë sektorët që “hedhin” më shumë në arkë

“Rritje ekonomike me 3.8%”! Ibrahimaj: Ja kush janë sektorët që “hedhin” më shumë në arkë

delina ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka prezantuar panorëm e performancës së ekonomisë shqiptare gjatë tremujorit të fundit. Në një konferencë për shtyp, Ibrahimaj deklaroi se disa sektorë si ndërtimi dhe transporti ka shënuar rritje të qëndrueshme, ndërsa komunikacioni dhe bujqësia kanë pësuar rënie.  Megjithatë, sipas ministres Ibrahimaj treguesit kryesorë sinjalizojnë stabilitet të ekonomisë shqiptare. Ibrahimaj theksoi se për 3-mujorin e fundit ekonomia është rritur me 3.8%, rritje më e lartë në krahasim me mesataren e BE-së. “Për 3-mujorin e fundit të vitit 2025, rritja ekonomike ishte 3.8%, një rritje më e lartë krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, që ishte 1.4% dhe më e lartë se sa mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, me 3%. Në detaj, vendet e Ballkanit Perëndimor, shtetet fqinje u rritën...