Rritja me 30% e siguracioneve të makinave, Gjekmarkaj: Vjedhje e pastër publike ndaj qytetarëve
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka kritikuar ashpër rritjen deri në 30% të siguracioneve të automjeteve në Shqipëri, duke e cilësuar një “vjedhje publike” që godet drejtpërdrejt shumicën e familjeve shqiptare. Sipas tij, vendimi ekonomikisht i papërballueshëm rëndon mbi qytetarët në një kohë kur fuqia blerëse po bie dhe kostoja e jetesës është në rritje të vazhdueshme. Shkrimi i plotë: Rritja deri në 30% e siguracioneve të makinave në Shqipëri është një vjedhje e pastër publike ndaj qytetarëve. Është një grabitje! Ky është vendim që godet drejtpërdrejt shumicën e familjeve shqiptare! Është një politikë që fut duart në xhepat dhe kursimet e çdo shqiptari që zotëron një automjet. Pas dëshmive të qytetarëve, analizave të tregut dhe raporteve zyrtare, rezulton se kjo rritje është e...
Burimi:
top-channel.tv