Rritja e pagave për gjyqtarët, Rama: S’ka dhe nuk do të ketë, kërkojnë qiqra në hell
Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka komentuar sërish ndaj kërkesës së gjyqtarëve për rritjen e pagave. Rama tha se nuk do të ndodhë që gjyqtarët të marrin rritje të pagave mbi gjithë të tjerët duke përmbysur rendin. Rama sqaron se rroga e një kategorie magjistratësh, prokurorëve dhe gjyqtarëve specialë, u vendos të rritet për shkak të reformës në drejtësi që u ndërmor, për pavarësinë e gjyqësorit dhe cilësinë e drejtësisë, por nuk u bë që të përmbysej piramida e gjithë. Edi Rama: U kemi dhënë atyre mesazhin që taksapaguesit shqiptarë do të bëjnë një sakrificë dhe do të paguajnë ekstra për të gjithë ata që, pasi të kalojnë procesin e vettingut, do të përballen me sfidën e madhe të pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe të...
Burimi:
zeri.ai