Rritja e çmimit të naftës/ Xhaferri: Qeveria ‘ndez’ panikun dhe po lejon spekulimet në treg

Rritja e çmimit të naftës/ Xhaferri: Qeveria ‘ndez’ panikun dhe po lejon spekulimet në treg

Rritja e menjëhershme e çmimit të karburanteve në Shqipëri ka ndezur sërish debatin publik mbi barrën fiskale që rëndon mbi qytetarët. Kjo rritje, e ardhur pas një lajmi periferik për një bllokadë të mundshme në ngushticën e Hormuzit, ka nxjerrë në pah atë që ekspertët e cilësojnë si një mekanizëm spekulativ dhe një politikë fiskale ndëshkuese. I ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, deputeti i PD Besart Xhaferri, tha se një nga shkaktarët e panikut në treg janë deklaratat e bëra nga kreu i qeverisë, i cili në vend që të ofrojnë siguri për tregjet, siç ndodh në ekonomitë normale, e inicion vetë krizën. Ky model, sipas tij, i jep sinjalin e gabuar tregut, duke i hapur rrugë spekulimeve me çmimet, pasi...