Rritja e çmimit të naftës/ ‘Goditje për ekonomitë familjare’, PL: Pezulloni taksën e qarkullimit dhe karbonit!

Rritja e çmimit të naftës/ ‘Goditje për ekonomitë familjare’, PL: Pezulloni taksën e qarkullimit dhe karbonit!

Partia e Lirisë ngriti shqetësimin, lidhur me shtrenjtimin e çmimit të naftës në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat nga selia e PL, zëvendëspresidentja Erisa Xhixho tha se sot nafta ka arritur në rreth 1.95 lekë për litër, një goditje kjo për ekonominë e familjeve shqiptare. ‘Sa herë rritet nafta, rriten menjëherë çmimet e ushqimeve, transportit dhe të çdo shërbimi të përditshëm. Buka, qumështi, vaji, mielli etj dhe produktet më bazike bëhen çdo ditë e më të shtrenjta, ndërsa barra mbi qytetarët dhe bizneset rëndohet gjithnjë e më shumë’, theksoi Xhixho. Lexo dhe: Abuzimi - Shtrenjtohet sërish çmimi i naftës në Shqipëri! Një litër shitet për 198 lekë Për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate, PL propozon pezullimin deri në fund të vitit 2028 të Taksës së Qarkullimit...