Rritja e çmimit të naftës, Bozdo: Qeveria të ulë taksat…
Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, i ftuar në studion e Neës24, ka folur mbi ndikimin e krizës së çmimeve të energjisë dhe karburanteve, në kontekstin e zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe bllokimit të Ngushticës së Hormuzit nga Irani. Gjatë intervistës, Bozdo paraqiti propozimet e opozitës për përballimin e situatës, duke theksuar se është propozuar një paketë ligjore që përfshin dy projektligje kryesore. Sipas tij, propozimi i parë synon uljen e taksës së qarkullimit nga 27 lekë të vjetra për litër në 7 lekë për litër. “Kjo do sillte një ulje të menjëhershme të çmimit dhe do të ndihmonte si konsumatorët, ashtu edhe ekonominë prodhuese”, u shpreh ai. Një tjetër propozim lidhet me përdorimin e të ardhurave shtesë nga TVSH-ja në raste kur ka rritje...
Burimi:
syri.net