Rritja e çmimit të karburantit, Ibrahimaj: Nuk jemi në nivelin për ndërhyrje në taksim

Rritja e çmimit të karburantit, Ibrahimaj: Nuk jemi në nivelin për ndërhyrje në taksim

delina ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se tregu i hidrokarbureve dhe ushqimeve në vend po monitorohet çdo ditë nga një grup ekspertësh i ngritur nga tre ministri. Sipas saj, grupi është ngritur me qëllim shmangien e abuzimeve dhe garantimin e stabilitetit. Gjatë një takimi me furnizuesit e naftës, Ibrahimaj u shpreh se shqetësimi kryesor në fillim ishte siguria e furnizimit, sidomos pas zhvillimeve që lidhen me bllokimin e Ngushticës së Hormuzit. Ibrahimaj shprehet se verifikimet në terren dhe komunikimi me operatorët tregojnë se rezervat ligjore të karburanteve janë të garantuara dhe se kontratat afatgjata të furnizimit shmangin varësinë direkte nga kjo zonë kritike. Ministrja bëri të ditur se po analizohet në mënyrë të vazhdueshme rritja e çmimit, për të...