Rritja e çmimeve të naftës, Rama: Finalizojmë krijimin e faktorit shtetëror, për stabilizimin e tregut

Rritja e çmimeve të naftës, Rama: Finalizojmë krijimin e faktorit shtetëror, për stabilizimin e tregut

edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi në podkastin e tij "Flasim" se, qeveria po shkon drejt finalizimit të krijimit të një faktori shtetëror që do të ketë ndikim në tregun e brendshëm të naftës, me synimin për të stabilizuar çmimet dhe për të rritur transparencën në këtë sektor. Lidhur me situatën aktuale ku çmimet e karburanteve kanë pësuar një rritje të ndjeshme, Rama theksoi ngritjen e një Task Force. Kreu i ekzekutivit bëri me dije se Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Financave kanë ngritur një Task Forcë të përbashkët për të parandaluar dhe monituar çdo rritje abuzive të çmimeve.  “Në kushtet e kësaj krize të papritur, jemi në momentin kur do të finalizojmë krijimin e një faktori shtetëror me impakt në tregun e brendshëm...