Rriten pagat në pushtetin vendor, ja kufijtë e rinj për administratën në bashki

Rriten pagat në pushtetin vendor, ja kufijtë e rinj për administratën në bashki

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Qeveria ka miratuar këtë të mërkurë në mbledhjen e saj, ndryshime të rëndësishme në vendimin për pagat e punonjësve të njësive të vetëqeverisjes vendore (bashkive). Vendimi i ri sjell rritje të kufirit minimal të pagës për punonjësit administrativë dhe aplikon një indeksim të përgjithshëm prej 2.5% për të përballuar inflacionin. Paga minimale administrative 50.000 lekë Ndryshimi më i prekshëm është ai i pikës 11 të vendimit të vitit 2023. Sipas VKM-së së re, kufijtë e pagave bazë për punonjësit administrativë të bashkive tashmë janë përcaktuar në fashën: 50.000 – 57.000 lekë në muaj. Kjo shënon një rritje të dyshemesë së pagës për nivelet më të ulëta në administratën lokale. Kush përfiton nga rritja dhe indeksimi? Vendimi specifikon se rritja vjen si pasojë e...