“Rriten me 135 euro pagat për mjekët” Rama: 15 milionë euro për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale

“Rriten me 135 euro pagat për mjekët” Rama: 15 milionë euro për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale

Për sektorin e shëndetësisë është parashikuar një fond i posaçëm prej 15 milionë eurosh si fillim për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit, ndërsa premtoi rritje page me 135 euro në muaj për mjekët. Ai njoftoi gjithashtu edhe njohjen e viteve të punës për punonjësit e shërbimit shëndetësor përsa i përket pagave dhe shpërblimeve. “Kemi hedhur një hap domethënës në funksion të rritjes të kapacitetit të trajtimit të pacientëve me sëmundje tumorale. Kemi vendosur një fond të posaçëm prej 15 milionë eurosh si fillim dhe kemi filluar punën për 2 gjëra, krijimin e institutit kombëtar të tumoreve dhe rrjetëzimin e sistemit të kimioterapisë në një sërë spitalesh të tjera për të ulur fluksin që ka...