‘Rrëzimi i Maduros, burim shprese’, Blushi: Ramën do ta përmbysin vetë shqiptarët, mbrojtja që i bën Ballukut tregon…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se rrëzimi i Nicolas Maduros në Venezuelë është një burim shprese edhe për popullin shqiptar. Sipas tij, ky mesazh shkon për çdo qytetar shqiptar që të ngrihen dhe të bëjnë gjithçka për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama. “Kjo ngjarje provon se karrigia e pushtetit nuk është as strehë pandëshkueshmërie dhe as mburojë imuniteti për narkodiktatorët, të cilët, në aleancë me kartelet e drogës, ndërtojnë narkoregjime për të grabitur pasuritë dhe për të shtypur liritë e qytetarëve.”, u shpreh Blushi. Ai komentoi gjithashtu edhe skandalin e Belinda Ballukut, teksa tha se Rama, me mbrojtjen që po i bën zëvendës kryeministres së pandehur, po mbron veten dhe se tregon lidhjen e tij me “abuzimin sistematik...
Burimi:
sot.com.al