“Rrezik për të legjitimuar..”, Pollo: Plani i Ramës dhe Vuçiçit nuk është integrim, por kompromis politik
Propozimi i përbashkët i kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit serb Aleksandar Vuçiç për një formë të re integrimi të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, ka ngjallur debate dhe pikëpyetje të shumta. Plani, i cili parashikon përfshirje në tregun e përbashkët dhe hapësirën Schengen por jo anëtarësim të plotë me të drejta politike, shihet si një lëvizje strategjike me prapavijë të dyshimtë. I ftuar në edicionin e pasdites, ish deputeti i PD, Genc Pollo u shpreh se fakti që kjo nismë vjen nga dy liderët e vendeve që konsiderohen se kanë bërë hapa pas në standardet demokratike, është thellësisht problematik. Ky propozim, thekson Pollo, shihet si një përpjekje për të anashkaluar kushtet e vështira politike që kërkon anëtarësimi i plotë. Për të dy liderët, shtoi ndër...
Burimi:
sot.com.al