“Rrezik për shqiptarët e bllokuar në Lindjen e Mesme”! Demokrati: Kuvendi të dalë me qëndrim pro-SHBA ndaj veprimeve kundër Iranit

“Rrezik për shqiptarët e bllokuar në Lindjen e Mesme”! Demokrati: Kuvendi të dalë me qëndrim pro-SHBA ndaj veprimeve kundër Iranit

Tritan Shehu TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, kërkoi nga Kuvendi i Shqipërisë që të dalë me një deklaratë qëndrimin e qartë të vendit krah SHBA-së në sulmin e koordinuar së bashku me Izraelin kundër regjimit të Iranit. Shehu foli gjithashtu për shqetësimin mbi shqiptarët e bllokuar në Lindjen e Mesme. Ai kërkoi nga qeveria angazhim të plotë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë në situata të rrezikshme, ndërsa vuri në dukje se parlamentet në vendet e tjera europiane janë mbledhur për të adresuar këto probleme. Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit janë intensifikuar gjatë këtyre 3 ditëve, ndërsa disa shtetas shqiptarë raportohet se ndodhen të izoluar dhe pa mundësi largimi. “Mora disa telefonata nga Gjirokastra për qytetarë të bllokuar në Lindjen e Mesme...