Rreth 600 qytetarë nga Vlora nisen drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së opozitës

Rreth 600 qytetarë nga Vlora nisen drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së opozitës

Rreth 600 qytetarë nga Vlora janë nisur sot drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga Partia Demokratike. Sipas organizatorëve lokalë, protestuesit janë organizuar kryesisht me makina private, duke u grumbulluar në pika të ndryshme të qytetit përpara nisjes drejt kryeqytetit. Pjesëmarrësit kanë deklaruar se udhëtimi i tyre bëhet në shenjë kundërshtimi ndaj qeverisë aktuale. “Do t’i bashkohemi protestës për të rrëzuar Ramën”, është shprehur një prej qytetarëve para nisjes, duke theksuar vendosmërinë për pjesëmarrje aktive në tubimin që pritet të zhvillohet në Tiranë.