Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

Pas një seance plenare që zgjati rreth 18 orë, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar paketën e ndryshimeve në Kodin Penal me 85 vota pro. Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, e cilëson vendimin si një avancim të rëndësishëm në forcimin e shtetit të së drejtës dhe në adresimin e problematikave që lidhen me sigurinë publike, kontrollin e territorit, pastrimin e parave, trafikimin e qenieve njerëzore dhe terrorizmin. Sipas Lamallarit, ndryshimet e miratuara përmbushin gjithashtu detyrimet që rrjedhin nga procesi i integrimit europian, përmes përafrimit të 7 akteve kyçe të Acquis communautaire. Ai thekson se sfida e radhës mbetet hartimi i një Kodi të ri Penal, proces që, sipas tij, po zhvillohet me transparencë dhe gjithëpërfshirje, ndërsa puna vijon për mbledhjen e kontributeve dhe reflektimeve më të mira...