Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Rrëfimi tronditës i të moshuarës së verbër në Durrës: Më mbuloi uji…! Nuk kemi parë ndihmë nga kërkush
Një banesë e përmbytur, orendi të shkatërruara dhe një thirrje dëshpëruese për ndihmë nga Durrësi, që bie në vesh të shurdhër. Kjo është situata dramatike e Fatmira Mehmetit, një gruaje të verbër në Durrës, e cila u gjend e bllokuar në shtëpinë e saj teksa uji i rrëmbyeshëm mbulonte gjithçka. “Jam një e verbër e grupit të parë. Uji erdhi njëherësh. Më mbyllti brenda, më mbuloi dhe erdhën më nxorrën jashtë,” rrëfen ajo mes lotësh për gazetarin e SYRI-t, Klajdi Bodlli. Shpëtimi i saj erdhi falë ndërhyrjes së shpejtë të familjarëve dhe komshinjve, të cilët arritën ta nxirrnin nga banesa që po “mbytej” nga uji. Por për zonjën Fatmire ka nisur një tjetër kalvar. E gjendur mes baltës dhe orendive të dala jashtë përdorimit, ajo...