Rithemelimi i PD nën hetim/ Financimet për Kuvendin e demokratëve, SPAK merr në pyetje donatorët
Të gjithë ata që financuan Kuvendin e Rithemelimit të Partisë Demokratike mbajtur në dhjetor 2021, do të pyeten nga SPAK. Indrit Hoxha si anëtar i kryesisë në PD ishte në këtë listë të dëshmitarëve që po hedhin dritë mbi hetimin pasuror i lënë hapur si fraksion i veçantë, mbas dorëzimit të fashikullit Partizani në Gjykatën Antikorrupsion që ka tetë të akuzuar, mes tyre edhe ish- kryeministri Sali Berisha. Indrit Hoxha u pyet si deklarues dhe si donator. Një ditë më parë në SPAK për këtë çështje të riregjistruar u pyet edhe deputeti Belind Këlliçi. Deri tani për rithemelimin janë pyetur katër financues. Dëshmitari i radhës Hoxha megjithëse ruajti sekretin hetimor, pranoi për TCH se edhe para SPAK siç edhe më herët deklaroi se hetimet pasurore...
Burimi:
top-channel.tv