Rindërtimi i Rripit të Gazës/ Trump fton Ramën në Bordin e Paqes, kryeministri: Nuk kam qenë kurrë më krenar për Shqipërinë
Foto ilistruese TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se është ftuar nga presidenti amerikan Donald Trump për t’u bërë pjesë e “Bordit të Paqes”, një strukturë e re që do të merret me qeverisjen e përkohshme dhe rindërtimin e Rripit të Gazës pas luftës. Në një reagim publik, Rama u shpreh se kjo ftesë përfaqëson një vlerësim të veçantë për rolin dhe pozicionin ndërkombëtar të Shqipërisë, duke e cilësuar si një arritje të rëndësishme në marrëdhëniet strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Shumë i nderuar nga ftesa personale e presidentit Trump, për ta përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar prej tij, ku Shqipëria ftohet si anëtar themelues, duke ngjitur kështu ndërkombëtarisht një tjetër...
Burimi:
zeri.ai