Rindërtimi i Gazës, Këshilli i Ministrave miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, nesër votohet në Kuvend

Rindërtimi i Gazës, Këshilli i Ministrave miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, nesër votohet në Kuvend

Këshilli i Ministrave ka miratuar aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për rindërtimin e Gazës. Ftesa për vendin tonë erdhi nga presidenti i SHBA, Donald Trump disa ditë më parë ku Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama. Tashmë i mbetet Kuvendit që të ratifikojë aderimin në Bordin e Paqes ku deputetët pritet që ta votojnë në seancën e nesërme plenare. Shqipëria do të jetë pjesë për një mandat 3-vjeçar me të drejtë rinovimi nga presidenti Trump dhe nuk do duhet të paguajë para. Vetëm shtetet që duan të fitojnë statusin e anëtarit të përhershëm, duhet të kontribuojnë me 1 miliard dollarë./vizionplus.tv