“Rilindja ka vdekur, duhet ta groposim”/ Berisha: Lubia bën “rrugët e florinjta” me 22 mln euro për kilometër

“Rilindja ka vdekur, duhet ta groposim”/ Berisha: Lubia bën “rrugët e florinjta” me 22 mln euro për kilometër

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur sot një fjalim nga foltorja e ngritur nga PD para Kryeministrisë, ku ka akuzuar qeverinë për abuzime me fondet publike dhe për kosto të fryra në ndërtimin e infrastrukturës rrugore. Duke sjellë si shembull një projekt në Greqi, Berisha deklaroi se këtë vit autoritetet greke kanë prokuruar autostradën Janinë–Kakavijë me gjashtë korsi dhe standarde evropiane, me një kosto prej rreth 4 milionë euro për kilometër. Sipas tij, kjo bie në kontrast të fortë me, siç i quajti, “rrugët e florinjta” në të ndërtuara nga “Lubi Balluku”, të cilat, sipas Berishës, kanë kosto që variojnë nga 17 deri në 22 milionë euro për kilometër. “Pra, zinxhiri i vjedhjeve të tyre, i qëndrimeve të tyre nuk ka fund,” u...