Rikthehet rreziku për Kosovën/ Buzhala: Kurti po tenton t’i ‘heqë kokën’ Vjosës në pikun e karrierës
Tensionet e brendshme politike në Kosovë, veçanërisht përplasjet mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, po shihen si një kërcënim serioz për marrëdhëniet strategjike të vendit, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, analisti Berat Buzhala bëri një analizë të thelluar politike, ku sipas tij, veprimet e fundit të Kurtit për të anashkaluar Osmanin mund të riaktivizojnë rrezikun e një përplasjeje diplomatike me aleatin kryesor të Kosovës. Buzhala theksoi se presidentja Osmani ka luajtur një rol vendimtar në forcimin e lidhjeve me SHBA-në, duke shërbyer si një kundërpeshë stabilizuese ndaj qasjeve të Kurtit. Gjithashtu analisti reshtoi disa arritje të saj diplomatike, përfshirë kontributin në heqjen e sanksioneve të BE-së dhe sigurimin e mbështetjes nga figura...
Burimi:
syri.net