Rikalibrimi SHBA-BE, Nesho: Amerika po i kërkon Europës të qëndrojë mbi këmbët e saj, paradokset po dalin në pah
Rendi global po përjeton një fazë transformimesh të shpejta, që po sfidojnë aleancat e vjetra dhe po krijojnë pasiguri në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në qendër të këtyre zhvillimeve qëndron raporti mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europës, i cili, sipas analistit Dritan Nesho, po kalon një “rikalibrim të vështirë”. Duke folur për 'A SHOW' me moderatorin Adi Krasta në SYRI TV, Nesho shpjegon se Uashingtoni po përpiqet të zhvendosë një pjesë të barrës së sigurisë globale tek aleatët europianë, duke kërkuar që Europa të qëndrojë më shumë “mbi këmbët e saj”. Kjo nënkupton rritje të investimeve në mbrojtje, më shumë përgjegjësi në arkitekturën e sigurisë dhe një rol më aktiv në menaxhimin e luftës në Ukrainë. Sipas Neshos, edhe pse stili i Donald Trump është...
Burimi:
syri.net