Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Rihapet Kinema “Republika” në Shkodër, Rama dhe Beci publikojnë pamjet, nis sot shfaqja e filmave
Pas një procesi të plotë rikonstruksioni, Kinema “Republika”, një nga simbolet e qytetit të Shkodrës, hap sot dyert për publikun. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili përmes rrjeteve sociale ka ndarë pamjet e godinës së transformuar. “Kinema ‘Republika’ në Shkodër është gati dhe sot nis shfaqja e filmave,”, shkruan kreu i qeverisë, duke theksuar se godina tashmë ofron standarde moderne. Investimi ka prekur çdo qelizë të këtij institucioni. Ndërhyrja ka përfshirë fasadën e jashtme, duke i dhënë një pamje dinjitoze, si dhe ambientet e brendshme, të cilat janë kompletuar me infrastrukturë, arredim dhe teknologji të kohës për të garantuar cilësinë maksimale të projeksioneve. Edhe Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, përshëndeti hapjen e kinemasë, duke e cilësuar këtë si rikthim të...