“Rezolutë servile”/ Kapri në Kuvend: Qëllimi është të shpëtohet fati politik i Edi Ramës

“Rezolutë servile”/ Kapri në Kuvend: Qëllimi është të shpëtohet fati politik i Edi Ramës

Erald Kapri: Kjo rezolutë do të merrte kuptim nëse kjo qeveri do të sillej si perëndimore para se të sillte rezoluta servile të këtij lloji. Këto rezoluta janë thjesht për të shpëtuar fatin politik të Edi Ramës dhe nevojën për t’u treguar sa më shumë servile në sytë e perëndimorëve. Ne bëjmë rezolutë kundër Iranit, ndërkohë që Irani ka sulmuar Kuvendin. Flasim për luftën kundër Lindjes, por Senati amerikan thotë që Shqipëria ka rritur tregtinë me Kinën. Çfarë u bëhet shqiptarëve këtu ngjan shpesh me atë që Garda iraniane i bën popullit të vet. Ka dy muaj që një fshat proteston për të drejtën e pronës. Policët rrahin banorët dhe askush prej jush nuk ka folur; ju flisni për Shqipërinë perëndimore. Çmimi i naftës rritet...