Rezoluta për Iranin si sponsor i terrorizmit, mesazhet e të majtës ekstreme në Parlament, Redi Muçi: Hipokrizi e madhe, dënuat Teheranin dhe u ulët në gjunjë para Netanjahut

Rezoluta për Iranin si sponsor i terrorizmit, mesazhet e të majtës ekstreme në Parlament, Redi Muçi: Hipokrizi e madhe, dënuat Teheranin dhe u ulët në gjunjë para Netanjahut

Parlamenti miratoi me votat e shumicës socialiste një rezolutë që shpall Iranin shtet financues të terrorizmit. Opozita e bojkotoi seancën, ndërkohë që dy deputetët e vetëm të pranishëm në Kuvend nga partitë e vogla ishin Redi Muçi dhe Erald Kapri. Muçi, i Lëvizjes Bashkë, një forcë politike e e ekstremit të majtë e quajti hipokrizi miratimin e kësaj rezolute teksa përmendi vizitën e pak javëve më parë të kryeministrit Rama në Izrael dhe takimin me Netanjahun. Qëndrimi i tij sot në Kuvend ishte thuajse identik me ato të partive të ekstremit të majtë në vendet e BE-së, sa i përket konfliktit në Lindjen e Mesme. Në të kundërt, maxhoranca dhe opozita në Tiranë, pavarësisht ndasive për çështjet e ditës, në këtë pikë nuk kanë dalluar...