Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

Në emisionin “3D” me Alban Dudushin, juristi Rezart Kthupi komentoi situatën e brendshme në Partinë Demokratike, duke theksuar se statuti i saj nuk zbatohet sipas dokumentit të regjistruar në gjykatë, por sipas vullnetit të liderit historik, Sali Berisha. “Prezumimi se statuti i PD zbatohet se është i shkruar në letër, është i gabuar. Statuti është ajo që thotë Sali Berisha,” u shpreh Kthupi. Ai solli shembuj konkretë për të ilustruar argumentin e tij, duke theksuar se, “Nëse Berisha thotë se ekziston ‘Neni Basha’, ai ekziston. Nëse thotë se zgjedhjet janë vjedhur, ky nen nuk ekziston dhe ai fshihet.” “Nëse thotë Berisha që nuk do përjashtojë askënd, askush nuk përjashtohet nga PD. Nëse thotë Berisha që ai është i vetmi i përjashtuar dhe anëtarësia e pranon,...