Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare
Politologu Albatros Rexhaj ka kritikuar ashpër qëndrimet e opozitës shqiptare, duke e akuzuar atë se po dëmton kredibilitetin e vendit në arenën ndërkombëtare dhe po pengon procesin e integrimit europian. Në një reagim në rrjetet sociale, Rexhaj shprehet se kritika ndaj qeverisë është legjitime dhe pjesë e demokracisë, por thekson se, sipas tij, avokimi kundër interesave të Shqipërisë përpara partnerëve strategjikë përbën një qasje të papranueshme. Ky reagim i tij vjen pas një postimi të deputetes Jorida Tabaku, lidhur me një takim të zhvilluar së bashku me Gazment Bardhi në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, ku ata u pritën nga Ministri i Shtetit për Europën, Gunther Krichbaum. “Nga përvoja ime në organizata ndërkombëtare, e di mirë sa punë bëhet kundër Shqipërisë nga ata që...
Burimi:
javanews.al