“Revoltë dhe zemërim politik sipas dinamikës…”/ Zbulohet mesazhi i Luçiano Boçit para protestës (FOTO)
Pak para protestës së thirrur nga opozita, është zbuluar mesazhi i nënkryetarit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, drejtuar strukturave të PD-së, ku flitet hapur për një protestë me “shumë kombinacione”, me një pjesë të parashikueshme dhe një tjetër që pritet të zhvillohet “sipas dinamikës” së revoltës dhe zemërimit politik. Në mesazhin e tij, Boçi thekson se protesta nuk është statike dhe se zhvillimi i saj do të përcaktohet nga reagimi i qytetarëve dhe nga tensioni politik i momentit. Sipas tij, protesta mund të qëndrojë në Bulevard, por mund edhe të përhapet në forma të ndryshme në gjithë kryeqytetin, duke e cilësuar organizimin si tradicional dhe të vazhdueshëm, me përfshirjen jo vetëm të strukturave të PD-së, por edhe të qytetarëve nga qytete të tjera, ndërsa pesha...
Burimi:
javanews.al