Burimi:
syri.net

Foto © syri.net
Reshjet, kryebashkiaku i Kavajës Qosja: Të gjitha strukturat në dispozicion, grupet e verifikimit në terren
Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja ka reaguar në lidhje me situatën e rënduar për shkak të reshjeve të shiut, duke publikuar edhe numrat e kontaktit ku qytetarët mund të kërkojnë ndihmë. Qosja shkruan se, bashkia ka vendosur të gjitha strukturat në dispozicion të banorëve, ndërsa grupet e verifikimit janë në terren për tu ardhur në ndihmë familjeve dhe për të vlerësuar dëmet. Reagimi i kryebashkiakut të Kavajës, Fisnik Qosja: Njoftim për qytetarët-bashkia Kavajë Për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe situatës së përmbytjeve në disa zona, Bashkia Kavajë ka vënë në dispozicion të gjitha strukturat e saj për përballimin e emergjencës. Grupet e verifikimit janë në terren për vlerësimin e dëmeve dhe ndihmën ndaj familjeve të prekura. Qytetarët që kanë nevojë...







