Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e dendura të borës dhe shiut përfshinë sot zonat malore të vendit. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale, pamje nga puna në terren e strukturave përgjegjëse në veri të vendit për pastrimin nga bora dhe hedhjen e kripës në akset rrugore. Rama thekson se këto struktura janë në gatishmëri maksimale në zonat malore. “Pavarësisht kushteve atmosferike, strukturat përgjegjëse janë në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri”, tha Rama. ARRSH dhe Policia e Shtetit u bën apel drejtuesve të mjeteve që të përdorin goma dimri ose zinxhirë, të lëvizin me shpejtësi minimale në zonat me reshje dhe të respektojnë distancat e sigurisë.