Republika e Diellës, Hekurudhë pa trena!
Nga Lutfi Dervishi Diella sot është shumë e lumtur. Jo për ndonjë reformë. Jo për ndonjë projekt madhor. Jo për zhurmën e ndonjë treni. Jo. Diella është e lumtur sepse nuk e hoqën nga qeveria. Në ndryshimet e fundit u larguan ministra, u rrotulluan poste, u bënë analiza, u mbushën studiot televizive. Por Diella mbeti. Rroftë Dielli! Një sukses i madh për një ministre që ende nuk ka bërë asnjë gabim. Në fakt është logjike. Për të bërë gabime duhet të bësh edhe punë. Ndërsa Diellës ende nuk i ka thënë kush punë të mbarë. Sot ajo po studion një nga misteret më të mëdha të Republikës së Diellës. Hekurudhat. Në Shqipëri kemi rreth 1100 punonjës hekurudhe. Trena nuk kemi. Udhëtimi me tren është një...
Burimi:
syri.net