Replika me Gjekmarkajn, Balla: Fjalën lapangjoz nuk e përdora për anëtarët e PD-së, por për ‘grupin e zjarrit’

Replika me Gjekmarkajn, Balla: Fjalën lapangjoz nuk e përdora për anëtarët e PD-së, por për ‘grupin e zjarrit’

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka sqaruar në Kuvend përdorimin e termit “lapangjoz”, duke theksuar se ai nuk ishte drejtuar ndaj anëtarëve apo simpatizantëve të Partisë Demokratike, por ndaj një grupi të veçantë personash të përfshirë në akte dhune gjatë protestës. Komentet e Ballës erdhën pas kritikave të Gjekmarkajt, për gjuhën e përdorur në Kuvendin e Shqipërisë. Balla u shpreh se e ka dëgjuar me vëmendje nënkryetarin e Kuvendit, Agron Gjekmarkaj dhe se e vlerëson distancimin e tij nga gjuha jo parlamentare, ndërsa sqaroi se termi i përdorur prej tij ka një kuptim të qartë në gjuhën shqipe. “Sipas fjalorit të gjuhës shqipe, lapangjoz është njeriu i pavlerë që vepron pa u menduar”, theksoi Balla, duke shtuar se nëse ka pasur...