“Regjimi i sotëm si diktatura 46-vjeçare”, Berisha: Rama do rrëzohet si shtatorja e diktatorit

“Regjimi i sotëm si diktatura 46-vjeçare”, Berisha: Rama do rrëzohet si shtatorja e diktatorit

Kryedemokrati Sali Berisha në protestën e katërt kombëtare, i bëri thirrje qytetarëve që të mos ndalojnë protestat e kryengritjet. Duke krahasuar qeverinë e sotme me regjimin komunist, ai shprehu se Edi Rama do rrëzohet ashtu si shtatorja e diktatorin Enver Hoxha në vitin 1991. “Satani i shqiptarëve, Enver Hoxha siç dihet vdiq në vitin 1985, por e vërteta është se diktatura e tij vazhdoi sundimin fuqiplotë që në ditës kur ne shembëm shtatoren e tij. Njëlloj sot, Edi Rama është një kufomë politike, i diskredituar, i tmerruar, por prapë njëlloj si shtatorja e Enver Hoxhës, për sa kohë nuk e tërheqim nga zyra e tij, siç tërhoqëm babain e tij shpirtëror 35 vite më parë. Ai regjim 46 vjeçar vendosej mbi disa shtylla që peshonin...