Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
REFORMË “SOCIALISTE”, NË MBRETËRINË E BASHKUAR
REFORMË “SOCIALISTE”, NË MBRETËRINË E BASHKUAR Nga Brikena Bogdo Mbretëria e Bashkuar ka miratuar një nga reformat më radikale në historinë e saj të kohëve të fundit: Aktin e të Drejtave të Qiramarrësve të vitit 2025, një ligj që jo thjesht modifikon disa aspekte të marrëdhënies pronar – qiramarrës , por e modifikon atë plotësisht. Heqja e kontratave me afat të caktuar, futja e qirave të detyrueshme “periodike”, fundi i dëbimeve pa faj, mundësia që qiramarrësit të kundërshtojnë çdo rritje të qirasë në gjykatë, një regjistër kombëtar të pronarëve dhe pronave, e transformojnë qiranë private, në një marrëdhënie potencialisht të pacaktuar dhe të kontrolluar, në mënyrë të ngurtë, nga shteti. Është një ndryshim paradigme që u jep qiramarrësve një zotërim potencialisht të pakufizuar, ndërsa e redukton pronën në një aset që mund të përdoret, vetëm brenda kufijve...