Reforma zgjedhore bën bashkë PS-PD, Gjikunuri dhe Bylykbashi presin delegacionin e ODIHR

Reforma zgjedhore bën bashkë PS-PD, Gjikunuri dhe Bylykbashi presin delegacionin e ODIHR

takimi TIRANË- Bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, zhvilluan një takim me delegacionin e ODIHR-it. Delegacioni ishte i përbërë nga Kakha Inaishvili, Raul Mureșan dhe Nataliya Vasylevska. Përmes një postimi në Facebook, Gjiknuri bëri me dije se delegacioni u njoh me punën që ka kryer deri tani komisioni dhe u informua mbi hapat e ardhshëm. Sipas Gjiknurit, ekspertët do të prezantojnë para anëtarëve të komisionit projektligjin e ri për financimin e partive politike, një prioritet kyç që hap rrugën për adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it lidhur me Kodin Zgjedhor. Postimi i plotë: Bashkë me kolegun Oerd Bylykbashi pritëm në një takim delegacionin e ODIHR-it, të përbërë nga Kakha Inaishvili, Raul Mureșan dhe Nataliya Vasylevska. I informuam për ecurinë e...