Reforma Territoriale pa opozitën, PD bojkoton Komisionin, socialistët do të marrin shumicën

Reforma Territoriale pa opozitën, PD bojkoton Komisionin, socialistët do të marrin shumicën

Bojkoti i Partisë Demokratike në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale nuk do të tolerohet më nga mazhoranca. Në mbledhjen e radhës, bashkëkryetari socialist Arbjan Mazniku paralajmëroi se të martën gjatë seancës, të majtët do të kërkojnë ndryshime për të zhbllokuar funksionimin e komisionit dhe për të vijuar punën. “Opozita do të ketë vendin e saj në komision. Ne kemi propozuar që bashkëkryesitë të zëvendësohen me kryetar dhe nënkryetar, si në komisionet standarde, për të krijuar një element normal parlamentar dhe për të vijuar punën”, tha Mazniku. Sipas Maznikut, ky bojkot ka zvarritur punën për rreth një muaj prandaj dhe theksoi se për të arritur afatin e muajit korrik, anëtarët do të ndahen në tri grupe. “Që nga muaji shkurt, komisioni do të ndahet në...