Reforma Territoriale dhe roli për integrimin në BE, ministri Demo: Po vjen një ‘cunami’ për bashkitë

Reforma Territoriale dhe roli për integrimin në BE, ministri Demo: Po vjen një ‘cunami’ për bashkitë

ervin demo TIRANË- Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, gjatë një konference me gazetarët foli për nismat, arritjet dhe sfidat e pushtetit vendor. Demo është ndalur te Reforma Territoriale, duke theksuar rëndësia e saj të madhe për bashkitë.  Sipas Demos, punimet në Komisionin e Posaçëm të ngritur në Parlament për këtë reformë duhet të ecin më shpejt, dhe se reforma duhet t’u përgjigjet sa më mirë sfidave të së ardhmes. “Ne do të luajmë rolin tonë për të përfshirë në territor të gjithë aktorët lokalë, sa i përket edhe reformës territoriale. Ne nuk kemi kohë për ta ngadalësuar procesin, dhe besoj që Komisioni do të ketë rolin e vet për të luajtur. Ne besojmë që duhet të jetë një reformë, transparente, gjithëpërfshirëse dhe e bazuar në...