Reforma territoriale, Demo: Mazhoranca, e hapur që të përfshihen të gjitha palët
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, u shpreh sot, 19 mars, se mazhoranca e ka përgjegjësi që të ofrojë zgkidhje dhe të çojë përpara reformat, duke iu referuar asaj territoriale. I pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, ai tha se shumica socialiste është e hapur që reforma të përfshijë brenda vetes të gjitha palët dhe shprehur se kjo mund të realizohet përmes komisionit të posaçëm. “Mazhoranca, në çdo vend, ka përgjegjësinë për të ofruar zgjidhjen dhe për të çuar para reformat. Ne jemi si mazhoranca të hapur që kjo të jetë reformë e cila brenda vetes përfshin të gjitha palët dhe komisioni i posaçëm realizon pikërisht këtë gjë”, tha Demo. Sa i përket komisionit të posaçëm ai tha se ka kohë përpara...
Burimi:
javanews.al